Question Title

Image
Faleminderit për bashkëpunimin tuaj. Qëllimi i kësaj ankete është të kuptojmë më mire disponueshmërinë e kontracepsionit të urgjencës në farmaci në Europë. Duke marrë pjesë në këtë anketë, ju do të na ndihmoni të mbledhin informacion të vlefshëm mbi farmacitë pranë jush.


Instruksione se si t’i përgjigjeni anketës:

Pikë se pari, sigurohuni t’i lexoni të gjitha pyetjet me vëmendje përpara se të nisni vizitën tuaj. Kur të jeni gati, shkoni në një farmaci dhe pyesni stafin se ç’opsione të kontracepsionit të urgjencës (KU) mund t’ju ofrojnë. Nëse ju pyesin, mund t’ju thoni se nuk keni nevojë për pilulat e KU, por  metoda të kontracepsionit të urgjencës janë të disponueshne ne farmaci nëse do t’ju duhej ndonjë. Nëse dëshironi, mund t’i shpjegoni stafit se kjo është një anketë që zhvillohet nga Konsorciumi Europian për Kontracepsionin e Urgjencës (ECEC) dhe Rrjeti Rinor Europian për të Drejtat Seksuale dhe Riprodhuese (YouAct) për qëllime jo-fitimprurëse. Plotësoni pjesën 1 përpara se të hyni në farmaci, pastaj plotësoni pjesën tjetër të anketës sapo të dilni nga farmacia, me qëllim që të mos harroni asnjë detaj.

 
Ju lutemi të vizitoni sa më shumë farmaci që të mundeni. Nëse udhëtoni me pushime në një qytet ose shtet tjetër te Europës, pyesni atje gjithashtu. Hera e parë mund të jetë disi e sikletshme. Por do të ndjeheni më të sigurtë kur të bëni disa anketa. Mos harroni që informacioni që po kërkoni në farmaci, është informacionqë ju takon ta merrni. Andaj përgatituni dhe shkoni.

 
Nëse stafi i farmacisë ju kërkon që të ndaloni anketën, ju lutemi të ndaloni dhe të raportoni eksperiencën tuaj në Pyetjen 12. Nëse ju kërkojnë më shumë informacion në lidhje me anketën, mund t’i drejtoni në adresën to emergencycontraceptioneurope@gmail.com ose faqen e ëeb (ëëë.ec-ec.org and http://youact.org/). Ju gjithashtu mund t’ju kërkoni adresën e tyre të emailit dhe ne me shumë kënaqësi do t’ju dërgojmë më shumë informacione mbi këtë project.

Çdo gjë që do të raportoni në anketë është konfidenciale; ne nuk do të përdorim emrin tuaj ose emrin e farmacive që do të raportoni në raportet apo publikimet tona. Megjithatë, në fund të anketës ne do t’ju pyesim nëse dëshironi t’ju listojmë si kontributor: nëse dëshironi të vlerësoheni për ndihmën tuaj në këtë projekt. Nëse nuk dëshironi të  t’ju përmendim që keni mbledhur informacion për këtë studim, nuk ka asnjë problem.


Faleminderit paraprakisht dhe ju mos hezitoni të na shkruani në email (emergencycontraceptioneurope@gmail.com) nese këni ndonjë pyetje. Një skuadër studiuesish nga Universiti i Otavës (Kanada) po ofron mbështetje teknike dhe logjistike në këtë anketë dhe ka marr aprovimin e bordit të etikës për të zhvilluar këtë anketë në të gjithë Europën. You gjithashtu mund të kontaktoni Dr. Angel M. Foster (angel.foster@uottaëa.ca) nëse keni ndonjë pyetje.
0 of 23 answered
 

T