Ky pyetësor ka për qëllim të mbledhë të dhëna dhe të vjelë opinionin e studentëve që kryejnë studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë me qëllim identifikimin e problematikave dhe pritshmërive të tyre në kuadër të përmirësimit të zbatimit të ligjit për Arsimin e Lartë. Informacioni i mbledhur nëpërmjet këtij pyetësori do të trajtohet në mënyrë anonime dhe konfidenciale.
Shpjegim:
Tejet problematik- kur çështja e shtruar kërkon ndryshim tërësor e të menjëhershëm;
I Papërshtatshëm- çështja kërkon rregullim tjetër por nuk është haptazi e papranueshme si në rastin e parë;
I Përshtatshëm- çështja është e rregulluar pranueshëm por ka vend edhe për përmirësim;
Pëlqyeshëm- çështja është e rregulluar në menyrën më të mirë.

* 1. Në cilin nivel cikli studimesh jeni?

* 2. Në çfarë institucioni i ndiqni studimet tuaja të arsimit të lartë?

* 3. Në çfarë institucioni i keni përfunduar studimet e edukimit të mesëm?

* 4. Si e vlerësoni në tërësi skemën e re të pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2017-2018?

* 5. Si e vlerësoni në tërësi proçesin e zgjedhjes dhe aplikimit për programe të arsimit të lartë në drejtim të informacionit, transparencës e përshtatshmërisë? 

* 6. Kush mendoni se është institucioni që duhet të ofrojë informacionin paraprak e të vazhdueshëm mbi proçesin e aplikimit për programe të arsimit të lartë, kritere, afate kohore etj?

* 7. Si e vlerësoni numrin e kuotave të pranimeve në degën tuaj të studimeve?

* 8. Si i vlerësoni afatet e proçesit të aplikimit, përpunimit të rezultateve e përmbushjes së veprimeve që kërkohen sipas fazave?

* 9. Si e vlerësoni proçesin e rregjistrimit pranë Institucioneve të Arsimit të Lartë, fazat e tij dhe përmbushjen e qëllimeve të proçesit në mënyrë efikase?

* 10. Si i vlerësoni tarifat e aplikimit, konkurrimit, rregjistrimit dhe studimit?

* 11. Si e vlerësoni rregullimin dhe proçesin për përfitimin e mbështetjes financiare për studimin në arsimin e lartë, shpërndarjen e bursave, etj?

* 12. Si e vlerësoni përshtatshmërinë e organizimit të studimeve sipas disa cikleve (cikli 3 vjeçar-Bachelor, 2 vjeçar-Master e cikli i 3-të i Studimeve-Doktorature)?

* 13. Si e vlerësoni nivelin e programit të edukimit në degën tuaj të studimeve në drejtim të përgatitjes suaj për tregun e punës?

* 14. Si e vlerësoni në tërësi organizimin e ngarkesës mësimore në programin tuaj në organizimin e ngarkesës së lëndëve në leksione e seminare?

* 15. Si e vlerësoni organizimin e ndarjes në grupeve dhe madhësisë së grupeve të leksioneve e seminare?

* 16. Si e vlerësoni raportin midis madhësisë së grupeve dhe numrit të pedagogëve (raporti pedagogë/student)?

* 17. Si e vlerësoni përmbajtjen e elementëve teorikë me ato praktikë në programin e studimit tuaj? 

* 18. Si e vlerësoni në përgjithësi nivelin e përgatitjes dhe përshtatshmërisë së profesoratit në programin tuaj?

* 19. Si e vlerësoni metodologjinë e mësimdhënies  në përgjithësi, për lëndët e zhvilluara deri tani?

* 20. Si e vlerësoni cilësinë dhe kapacitetin e informacionit në institucionet e arsimit të lartë (biblioteka, platforma kërkimi, etj) si dhe literaturës së ofruar në bazë të kërkimit shkencor?

* 21. Si e vlerësoni cilësinë dhe nivelin e angazhimit institucional të kërkimit shkencor në në institucionin tuaj të arsimit të lartë?

* 22.  Shprehni vlerësimin tuaj në lidhje me zgjedhjen e drejtuesëve dhe organeve përfaqësuese të institucioneve të arsimit të lartë në drejtim të transparencës dhe zgjedhjeve të lira.

* 23. Si e vlerësoni në përgjithësi efikasitetin dhe drejtimin e autoriteteve e organeve drejtuese të zgjedhura/emëruara në institucionet tuaja ?

* 24. Si e vlerësoni hapësirën që njeh ligji për pjesëmarrjen e studentëve në vendimmarrjet në çështje që lidhen me arsimin e lartë (anëtarë senati, këshilla studentorë, komisione vlerësimi të brendshëm, etj)?

* 25. Si e vlerësoni komunikimin në përgjithësi me studentët të organeve e autoriteteve drejtësuese, administratorë/kancelare në institucionet tuaja të arsimit të lartë?

* 26. Si e vlerësoni rolin e Këshillave Studentorë në institucionin tuaj?

* 27. Si e vlerësoni hapësirën që i kushtohet në institucionet tuaja informacionit që nevojitet pas diplomimit?

* 28. Komente/Sugjerime

T