Screen Reader Mode Icon

Hyrje

Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) me mbështetjen e Fondacionit Thomson (Thomson Foundation) përmes projektit “Media për të Gjithë” po kryen një studim për të kuptuar profilin e diasporës shqiptare, lidhjen me Shqipërinë, konsumin mediatik, mundësitë dhe interesin për mbështetjen e mediave lokale në Shqipëri.

Ky studim përmban 48 pyetje të ndara në katër pjesë kryesore: a. lidhja me Shqipërinë; b. konsumi mediatik; c. angazhimi me mediat lokale; dhe d. demografia. Do ju duhen rreth 15 minuta maksimumi për t’a plotësuar pyetësorin, i cili është anonim. Të dhënat do të përfshihen në raportin përfundimtar që SCiDEV do t'i paraqesë Fondacionit Thomson dhe ekipit të projektit 'Media për të Gjithë'.

Ky pyetësor duhet të plotësohet nga individë mbi 18 vjeç, me njohuritë dhe aftësitë e tyre më të mira.

Për pyetje dhe informacion të mëtejshëm ju lutemi kontaktoni Drejtuesen e Ekipit Kërkimor, Blerjana Bino në info@scidevcenter.org

Faleminderit paraprakisht për kontributin tuaj! 

Grupi i punës kërkimore i SCiDEV
0 of 48 answered
 

T