Përhapja e virusit COVID19 ka ndikuar dhe kushtëzuar në përgjithësi jetën e qytetarëve të Kosovës, përfshirë këtu edhe punën dhe angazhimin e organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të qytetarëve me të cilat këto organizata punojnë. Me qëllim të vlerësimit të ndikimit që kjo pandemi ka pasur në punën e organizatave të shoqërisë civile në Kosovë, KCSF ka përgatitur një pyetësor.

Pyetësori synon që në një afat sa më të shpejtë të identifikojë problemet dhe nevojat kryesore të organizatave të shoqërisë civile; aktivitetet dhe angazhmin e tyre gjatë kësaj periudhe; si dhe mundësitë e gatishmërinë për të kontribuar në parandalim të përhapjes ose zbutje të efekteve të pandemisë së COVID 19 në Kosovë.

Paralelisht, KCSF është duke mbledhur informata edhe nga burime të tjera dhe bashkë me to, të dhënat nga kjo anketë do të përdoren për të identifikuar nevojat kryesore të organizatave të shoqërisë civile dhe mundësitë për bashkëpunim me institucionet publike dhe organizatat donatore gjatë kësaj periudhe.

Koha e nevojshme për plotësimin e kësaj ankete është afërsisht 8 minuta.

Anketa do të jetë e hapur për plotësim deri të Premten, 10 Prill 2020, në orën 15:00.

T