Hyrje

LUTEMI LEXOJENI PËRPARA SE TË PLOTËSONI PYETËSORIN

Projekti WeBER2.0 ju falenderon paraprakisht për kohën tuaj në plotësimin e këtij pyetësori!

Edhe pse pjesëmarrja juaj është plotësisht vullnetare, ajo është jashtëzakonisht e rëndësishme për këtë studim, sepse ndihmon në përpjekjet tona për rritjen e pjesëmarrjes dhe përfshirjes të shoqërisë civile në proceset vendimmarrëse dhe rritjen e transparencës së qeverisë. Njëkohësisht, ky pyetësor mund t’ju shërbejë si një mënyrë për të ngritur zërin tuaj mbi integritetin e administratës publike dhe aksesueshmërinë e shërbimeve administrative, si dhe për të ndarë përvojën tuaj në proceset vendimmarrëse dhe politikëbërëse, aksesin në informacion dhe në ushtrimin e së drejtës për miradministrim. 

Ky pyetësor mat perceptimin tuaj si një drejtues i nivelit të lartë në organizatën e shoqërisë civile ku punoni. Duke qenë se pyetjet janë të larmishme, ju mund të mos keni përvojë personale me të gjitha çështjet, prandaj lutemi të konsultoheni me kolegë tuajët të cilët mund të kenë përvojë të drejtëpërdrejtë, pasi duam të sigurohemi që përgjigjet të reflektojnë realitetin më së miri.

Të gjitha pyetjet plotësohen duke vendosur një numër ose duke klikuar mbi përgjigjen që reflekton më mirë përvojën dhe opinionin tuaj si një OJF aktive në Shqipëri. Pyetësori nuk zgjat më shumë se 10 minuta.

Edhe pse do t’ju kërkohet të tregoni emrin e organizatës dhe pozicionin juaj, përgjigjet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe nuk do të identifikohen individualisht, por do të analizohen në grup në formë agregate.

Nëse nuk arrini ta plotësoni pyetësorin përnjëherësh ose e ndërpresni, ju mund të riktheheni dhe ta plotësoni kur të keni kohë – por kjo vetëm nga i njëjti kompjuter (nëse ndryshoni kompjuter, do ju duhet të nisni një pyetësor të ri).

Faleminderit!

T