Angazhimi i Profesionistëve nga Diaspora

Programi për Angazhimin e Profesionistëve nga Diaspora (EDP) synon të mundësojë angazhimin e ekspertëve nga diaspora shqiptare në vendet e origjinës. Ky program ka për qëllim transferin e njohurive dhe shkathësive nga profesionistët e diasporës në institucionet, organizatat dhe kompanitë e vendeve amë. Dijet, njohuritë dhe shkathësitë e fituara në vendet e zhvilluara janë vlera shumë të çmuara të cilat diaspora jonë i posedon dhe për të cilat vendet amë kanë shumë nevojë.
 
Angazhimi i profesionistëve nga diaspora nënkupton kontribut të drejtëpërdrejtë në zhvillimin e vendeve të origjinës dhe ndërmjetësohet nga GERMIN që bën ndërlidhjen mes ekspertëve nga diaspora dhe organizatave pritëse në Kosovë dhe Shqipëri. Programi parasheh angazhim afatshkurtër në formë të migrimit qarkor, duke filluar nga tre javë e deri në gjashtë muaj.
 
EDP është program i cili implementohet nga GERMIN dhe mbështetet nga partnerët tanë si CARITAS-i Zviceran, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Programi për Migrim dhe Diasporë në kuadër të Agjencisë Gjermane për Zhvillim (GIZ). 
 
Nëse jeni profesonist/e në diasporë dhe dëshironi të kontribuoni për një periudhë afatshkurtër në vendin e origjinës, ju ftojmë të aplikoni duke plotësuar formularin e mëposhtëm!
 
*Të gjitha të dhënat tuaja janë të mbrojtura sipas standarteve të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe do të përdoren vetëm për mundësitë e ofruara në kuadër të këtij programi.
1.Emri dhe Mbiemri 
2.Email(Required.)
3.Telefoni
4.Shënoni shtetin ku aktualisht jetoni:(Required.)
5.Shënoni qytetin ku aktualisht jetoni:(Required.)
6.Vendi i lindjes (Shënoni shtetin & qytetin/fshatin)(Required.)
7.Profesioni juaj:
8.Cili është niveli juaj akademik më i lartë?(Required.)
9.Cila është fusha në të cilën dëshironi të kontribuoni në vendin tuaj amë?(Required.)
10.Shënoni në pika të shkurta ku e shihni angazhimin tuaj:(Required.)
11.Sa është periudha kohore që mund të angazhoheni?(Required.)
12.A do të ishit të gatshëm të angazhoheni në baza vullnetare?(Required.)
13.Ҫfarë rezultate prisni nga angazhimi i juaj?
14.Informacione/komente shtesë:
15.Bashkangjisni CV-në tuaj (pranohet vetëm formati pdf) në gjuhën Shqipe/Angleze(Required.)
No file chosen