SHKOLLA PËR INTEGRIM EUROPIAN REGJISTROHUNI TANI!

TRAJNIM NJË DITOR - BE


Datë: 7 maj 2019
Ora: 09:00 - 16:00
Vendi: Salla e Konferencave KCSF
Adresa: Musa Tolaj, Qendra Nartel, Lam A, H1, Kat.12, nr. 65-1, Lakrishtë, Prishtinë, Kosovë


Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), përmes Shkollës për Integrim Europian, angazhohet të promovojë përmirësimin e njohurive dhe të ngrisë vetëdijen publike rreth funksionimit të Bashkimit Europian (BE) dhe procesit të integrimit europian të Kosovës.

Përgjatë trajnimit me temë ‘’BE në 1 ditë’’ do të elaborohen çështje si: historiku i BE-së, integrimi europian dhe procesi i zgjerimit, institucionet e BE-së dhe vendimmarrja, strukturat e integrimit europian në Kosovë dhe roli i tyre, dhe politika e BE-së në raport me Kosovën.

Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët e moshës madhore që veprojnë në Kosovë, të cilët kanë interesim të zgjerojnë njohuritë e tyre në fushën e integrimit europian.

Për të kompletuar procedurën e regjistrimit, ju lutem plotësoni të gjitha të dhënat e kërkuara në formularin në vazhdim.

Përparësi do të kenë kandidatët që aplikojnë të parët.

Afati i fundit për regjistrim është 4 maj 2019.

T