
FORMULARI I APLIKIMIT PËR SHKOLLËN PËR AKTIVIZËM /
|
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM) ftojnë të gjitha organizatat e shoqërisë civile të aplikojnë në edicionin e katërt të Shkollës për Aktivizëm, një program edukativ i krijuar në kuadër të Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë për të fuqizuar dhe rritur ndikimin e organizatave të shoqërisë civile (OShC) në vend.
Shkolla për Aktivizëm (Shkolla) është një hapësirë për edukim profesional, rritje të kompetencës së safit të OShC-ve, dhe fuqizim të organizatës për angazhim më sistematik, duke synuar përfshirjen sa më të madhe të qytetarëve dhe qytetareve, dhe ndikimin në në proceset politikëbërëse përmes avokimit pjesëmarrës.
Shkolla ofrohet çdo vit për 20 OShC të përzgjedhura dhe përfshin 6 module të trajnimit, secili me kohëzgjatje dy ditë. Këto module janë vlerësuar si tema dhe njohuri thelbësore për zhvillimin e organizatave dhe rritjen e ndikimit të tyre përmes punës që ato e bëjnë.
Në edicionet paraprake të Shkollës janë trajnuar rreth 300 anëtarë të stafit, nga 60 OShC anëembanë Kosovës, me një shpërndarje të gjerë gjeografike, sektoriale dhe përfaqësimi gjinor, përgjatë tre edicioneve të mëparshme.
OShC-të që e përfundojnë me sukses Shkollën do të kenë mundësinë të përfitojnë mentorim nga ekspertë të fushave të ndryshme, me synim zhvillimin e mëtejmë profesional dhe mbështetjen në zbatimin e strategjive dhe objektivave afatgjata të organizatës së tyre. Po ashtu, ato do të përfshihen në rrjete tematike dhe sektoriale të organizatave të shoqërisë civile, të cilat do të organizohen dhe mbështeten nga KCSF, duke mundësuar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave mes akterëve të ndryshëm të shoqërisë civile në Kosovë.
Të gjitha trajnimet dhe mentorimi ofrohen pa pagesë për organizatat e përzgjedhura. Poashtu, për pjesëmarrësit/et nga jashtë Prishtinës do të bëhet edhe kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit.
Afati i fundit për aplikim është 22 Qershor 2025, deri në orën 23:59.
--
Kosovska fondacija za civilno društvo (KCSF) i Community Building Mitrovica (CBM) pozivaju sve organizacije civilnog društva da se prijave za četvrto izdanje Škole aktivizma, obrazovnog programa kreiranog u okviru Resursnog centra civilnog društva na Kosovu s ciljem jačanja i povećanja uticaja organizacija civilnog društva (OCD) u zemlji.
Škola za Aktivizam (Škola) predstavlja prostor za profesionalno obrazovanje, unapređenje kapaciteta osoblja OCD-a i jačanje organizacija za sistematičnije angažovanje, sa ciljem veće uključenosti građana i građanki, kao i uticaja na procese donošenja politika putem participativnog zagovaranja.
Škola se organizuje svake godine za 20 odabranih OCD-a i obuhvata 6 modula obuke, od kojih svaki traje po dva dana. Ovi moduli su procenjeni kao ključne teme i znanja za razvoj organizacija i jačanje njihovog uticaja kroz rad koji obavljaju.
U prethodnim izdanjima Škole, obučeno je oko 300 članova i članica osoblja iz 60 OCD-a iz cele teritorije Kosova, sa širokom geografskom, sektorskom i rodnom zastupljenošću tokom tri prethodna ciklusa.
OCD-i koji uspešno završe Školu imaće priliku da dobiju mentorsku podršku od strane eksperata iz različitih oblasti, sa ciljem daljeg profesionalnog razvoja i podrške u sprovođenju dugoročnih strategija i ciljeva svojih organizacija. Takođe, biće uključeni u tematske i sektorske mreže organizacija civilnog društva, koje će organizovati i podržavati KCSF, omogućavajući saradnju i razmenu iskustava među različitim akterima civilnog društva na Kosovu.
Sve obuke i mentorstvo su besplatni za odabrane organizacije. Takođe, učesnicima i učesnicama van Prištine biće nadoknađeni putni troškovi.
Rok za prijave je 22. jun 2025. godine, do 23:59 sati.