Screen Reader Mode Icon
  • English
  • Shqip

THIRRJE PËR APLIKIME

Akademia e Rinisë është një ngjarje vjetore rinore e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë për të ofruar njohuri të specializuara për të drejtat e njeriut dhe çështjet e lidhura me komunitetin për të rinjtë, studentët dhe aktivistët e interesuar. Akademia e Rinisë kontribuon në ndërtimin e besimit dhe dialogut mes të rinjve me prejardhje të ndryshme nga e gjithë Kosova.
Të udhëhequr nga motoja "Zëra të ndryshëm, e ardhme e përbashkët!”, edicioni i gjashtë i Akademisë së Rinisë do të përqendrohet në ndërgjegjësimin për të drejtat e njeriut dhe qytetarinë aktive. Akademia e Rinisë do t'i ndihmojë pjesëmarrësit që të përvetësojnë aftësitë e nevojshme për t'u bërë aktivistë që janë të motivuar për të sjellë ndryshime pozitive në komunitetin e tyre.

Akademia do të mbahet nga 13 maj deri më 17 maj 2024 në Prishtinë. Nëse jeni të interesuar, ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit deri më 28 prill 2024, në orën 23:59.

Inkurajojmë të rinjtë nga të gjitha komunitetet dhe prejardhjet të aplikojnë.


Për Rininë
A jeni një aktivist i të drejtave të njeriut i moshës 18 deri në 25 vjeç? Jeni student apo profesionist i ri? Apo jeni entuziast i të drejtave të njeriut i etur për të fituar shkathtësi të reja për të bërë ndryshimin në komunitetin tuaj? Nëse jeni përgjigjur po në ndonjërën prej këtyre pyetjeve, kemi nevojë për ju!
Gjatë Akademisë do të zbuloni mënyra të reja për të promovuar dhe avancuar agjendën e të drejtave të njeriut. Bashkohuni me ne për të mësuar më shumë rreth të drejtave të njeriut dhe ndani përvojën tuaj.
Struktura dhe temat
Ngjarja përbëhet nga një kurs studimi intensiv pesë-ditor (katër net), i përbërë nga ligjërata interaktive, punëtori, ngjarje rrjetëzimi, një natë filmash dhe aktivitete për ndërtimin e ekipit. Temat kryesore të moduleve përfshijnë:
· MODULI 1 - Avancimi i të drejtave pronësore të grave dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore: Ky modul do t'u ofrojë pjesëmarrësve trajnime të përshtatura mbi aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të krijuar nisma të udhëhequra nga të rinjtë në partneritet me aktorë të tjerë vendorë, të gjitha me fokus mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe avancimi i të drejtave pronësore dhe trashëgimore të grave.
· MODULI 2 - Të rinjtë si promovues të dialogut dhe të drejtave të komuniteteve: Ky modul do të fokusohet në të drejtat e komuniteteve dhe nxitjen e ndryshimit në dinamikat mes komuniteteve, duke promovuar mirëkuptimin dhe kohezionin reciprok. Përmes punëtorive angazhuese dhe llojeve të ndryshme të aktiviteteve, pjesëmarrësit do të pasqyrojnë se si të krijojnë hapësirë për dialog dhe bashkëpunim.
· MODULE 3 - Vajzat dhe djemtë e rinj si krijues të ndryshimeve në një shoqëri të drejtë, të barabartë dhe të bazuar në sundimin e ligjit: Moduli do të fokusohet në ndërtimin e kapaciteteve të studentëve të rinj juridikut/ drejtësisë dhe të sapodiplomuarve për t'u angazhuar në mënyrë aktive në ndërtimin e politikave, promovimin e aktiviteteve që edukojnë njerëzit për të drejtat e tyre ligjore dhe sigurimin e qasjes në drejtësi.

Datat dhe vendndodhja
Akademia e Rinisë do të zhvillohet nga 13 deri më 17 maj 2024, në Hotel “International Prishtinë & Spa, Prishtinë. Të gjitha shpenzimet (përfshirë akomodimin, ushqimin, transportin dhe kostot e lidhura me aktivitetet) do të mbulohen nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.
Njohja e gjuhës angleze nuk kërkohet dhe do të sigurohet përkthim në gjuhën shqipe, serbe, turke dhe rome.
Ju lutemi keni parasysh se vetëm kandidatët e suksesshëm dhe kand

Question Title

* 1. Emri

Question Title

* 2. Mbiemri

Question Title

* 3. Gjinia

Question Title

* 4. Data e lindjes

Date

Question Title

* 5. Si mund t'ju kontaktojmë për të komunikuar në rast se përzgjidheni? (ju lutemi shkruani detajet tuaja të kontaktit)

Question Title

* 6. Vendbanimi

Question Title

* 7. Komuniteti (opsionale)

Question Title

* 8. Gjuha amtare

Question Title

* 9. Niveli i njohurisë së gjuhës angleze

Ju lutemi vini re se përkthimi i njëkohshëm në gjuhën shqipe, serbe, turke dhe rome do të sigurohet gjatë punëtorive dhe seancave plenare pavarësisht nga niveli juaj i aftësisë së gjuhës angleze.

Question Title

* 10. Njohuria e gjuhëve të tjera

Question Title

* 11. Profesioni

Question Title

* 12. Fakulteti dhe/ose institucioni

Question Title

* 13. A keni marrë pjesë në trajnime të OSBE-së ose trajnime të ngjashme në të kaluarën? Nëse po, ju lutem tregoni trajnimin.

Question Title

* 14. Ju lutemi saktësoni çdo nevojë ose kërkesë të veçantë që duhet ta kemi parasysh (aftësia e kufizuar, kufizimet në dietë, alergjitë, etj.)

Question Title

* 15. Nëse përzgjidheni, a zotoheni të merrni pjesë në tërë kursin e trajnimit për 5 ditë?
Ju lutem keni parasysh se vetëm pjesëmarrësit që marrin pjesë në së paku 80 për qind të seancave do të marrin certifikatë.

Question Title

* 16. Moduli i preferuar:
Shënoni sipas rendit të përparësisë nga 1 (më e preferuara) në 3 (zgjedhja më pak e preferuar)

Question Title

* 17. Cili është motivi juaj për të marrë pjesë në Akademinë e Rinisë?
(Më së shumti 300 fjalë)



Question Title

* 18. Përveç punës dhe studimit, cili është hobi juaj dhe shkathtësitë që dëshironi të ndani me të tjerët?

Question Title

* 19. Si planifikoni t'i zbatoni njohuritë e marra nga Akademia e Rinisë në jetën tuaj apo në punën tuaj të ardhshme?

0 of 19 answered
 

T