Ky pyetësor ka për qëllim matjen e nivelit të informacionit që kanë qytetarët për shërbimet publike të ofruara nga Zyrat e Integruara me një Ndalesë dhe për shërbimin e mbrojtjes së pyjeve, identifikimin e problemeve në ofrimin e tyre dhe vlerësimin e nevojave të qytetarëve në funksion të përmirësimit të ofrimit të këtyre shërbimeve.

 Informacioni i mbledhur nëpërmjet këtij pyetësori do të trajtohet në mënyrë anonime dhe konfidenciale.

* 1. Në cilën Bashki jetoni?

* 2. Gjinia:

* 3. Ku jeni të angazhuar (punësuar)?

* 4. Sa të informuar jeni mbi shërbimet që ofron Zyra e Integruar me një Ndalesë (one stop shop)?

* 5. Si e vlerësoni shërbimin e ofruar nga Zyra e Integruar me një Ndalesë (one stop shop) të Bashkisë ?

* 6. Për çfarë shërbimesh aplikoni më shpesh në Bashki?

* 7. Sa të informuar jeni mbi shërbimin e mbrojtjes së pyjeve?

* 8. Nëse jeni të informuar, si do e vlerësonit shërbimin e mbrojtjes së pyjeve?

* 9. Si e vlerësoni zbatimin e programit të transparencës në Bashki?

* 10. A keni informacion për rolin e koordinatorit për të drejtën e informimit?

* 11. Nëse po, si do e vlerësonit rolin që kryen Koordinatori për të drejtën e informimit?

* 12. A jeni përballur me problematika/pengesa që shkaktojnë vonesa në rregjistrimin e kërkesës suaj?

* 13. Nëse po, cilat kanë qenë problematikat/pengesat që keni hasur?

* 14. Sa është kohëzgjatja nga rregjistrimin i aplikimit tuaj deri në marrjen e shërbimeve?

* 15. A mendoni se merrni zgjidhjen e duhur nga shërbimi i ofruar?

* 16. Në mendimin tuaj, cilat janë masat që duhet të ndërmarrë Bashkia për të përmirësuar shërbimet?

* 17. Sa janë përmirësuar/lehtësuar shërbimet që ju merrni përmes ngritjes së zyrave me një ndalesë?

T