DIKTAS Protection and Sustainable Use of the Dinaric Karst Transboundary Aquifer System - ALB
 

Projekti Diktas

 
 1 / 6 
Karst eshte nje lloj mjedisi gjeologjik qe eshte formuar kur shkembinjte e tretshem,sic jane guret gelqerore dhe dolomitet,jane gerryer dhe shperbere nga uji qe i pershkon.
Hidrogjeologjia e karstit eshte e karakterizuar nga çarje te cilat percaktojne pershkueshmerine ne mungese pothuajse totale te ujerave siperfaqesore, shkalles se larte te infiltrimit dhe rrjedhjeve ujore te vrullshme nentokesore.

Ujrat nentokesore te Karstit Dinarik formojne nje nga sistemet me te medha te akuifereve karstike. Sistemi zgjatet nga VeriLindja e Italise nepermjet Sllovenise, Kroacise, Bosnie & Hercegovina, Malit te Zi deri ne Shqiperi. Formimi karstik i lidhur me zinxhirin e karbonit Dinarik ka gjithashtu dalje ne Serbi, Maqedoni dhe mendohet dhe ne VeriPerendim te Greqise. Per pjesen me te madhe, ky rajon eshte akoma i pacenuar,i karakterizuar nje shumellojshmeri mjedisesh gjeo-morfologjike.

Projekti Diktas (2010-2014) i inicuar nga shtetet qe ndajne akuiferin dhe eshte nje projekt i permasave te plota rajonal GEF, i implementuar nga UNDP dhe i ekzekutuar nga UNESCO.

Aktivitetet e projektit fokusohen ne Shqiperi, Bosnie & Hercegovina,Kroaci dhe Mali i Zi. Shume vende te tjera dhe organizata nderkombetare i jane bashkuar ketij projekti sfidues dhe japin nje kontribut te vlefshem ne realizimin e objektivave te tij. Ky projekt po adreson ceshtjen e nje administrimi te qendrueshem te ujerave nentokesore kartsike dhe ekosistemeve. Eshte hera e pare qe provohet boterisht te prezantohen principet e administrimit te integruar ne nje akuifer uji te fresket karstik nentokesor te ketij lloj magnitude.

Eshte nje perpjekje e perbashket:
- Te lehtesoje perdorimin e burimeve ujore nderkufitare te qendrueshme dhe te pershtatshme te akuiferit karstik dinarik
- Te mbroje ekosistemet e varura ujore nentokesore unike qe karakterizojne rajonin karstik dinarik te gadishullit Ballkanik
Powered by SurveyMonkey
Create your own free online survey now!